Ringjallja e “gjuhës së rezistencës” së Kolumbisë

Ringjallja e “gjuhës së rezistencës” së Kolumbisë

08 September 2019 06:30

Gustavo Reyes Reyes po qëndron në ballë të tabelës në orën e gjuhës derisa dy nxënës energjikë janë ngarkuar të tregojnë fjalët e përbërësve që janë gjetur në “sancocho”, specialitet kolumbian i ngjashëm me gjyveçin.

“Apu!”, thonë nxënësit njëzëri, që do të thotë se ndër të tjera ka edhe ujë. Këtë e thonë me fjalët e gjuhës amtare të qytezës për ujin. Është gjuha palenquero, transmeton Koha Ditore.

Palenquero është një prej 68 gjuhëve të gjetura në Kolumbi dhe është përzierje e spanjishtes dhe gjuhëve afrikane bantu. Por me pak folës të mbetur, nuk ka qenë punë e lehtë që kjo gjuhë të mbahet gjallë.

Tani banorët e San Basilio de Palenques, si puna e Reyesit, dëshirojnë që të sigurohen se gjuha që ka formësuar kulturën e tyre, të mos shuhet.

“Një prej aspekteve më të rëndësishme të Palenques është gjuha palenquero”, thekson Reyes, i cili punon për organizatën joqeveritare për edukim etnik, Tiela Ri Pa.

“Në njëfarë forme kjo është diçka që e kemi sjellë nga Afrika”.

Qyteti i parë në dy Amerikat

Ky qytet i vogël, që shtrihet rreth 50 kilometra larg prej bregut të Karaibeve, është mbase më së shumti i njohur për palenqueras, gratë me fustane me shumë ngjyra që ecin rrugëve në qytetin kolonial turistik të Kartagjencës, duke shitur ëmbëlsira dhe fruta.

Por Palenque la edhe një tjetër trashëgimi. Është qyteti i parë i lirë në Amerikat....(Më gjerësisht lexoni në Koha Ditore)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme