Plepi që për pak nxiti luftë ndërmjet SHBA-së e Koresë Veriore

Plepi që për pak nxiti luftë ndërmjet SHBA-së e Koresë Veriore

08 September 2019 09:14

Në gushtin e vitit 1976, ushtarët e Koresë Veriore sulmuan një grup burrash amerikanë dhe jugkoreanë që po krasitnin një plep në zonën e mbrojtur fort që ndan dy Koretë.

Dy oficerë amerikanë ishin sulmuar për vdekje me sëpata dhe mjete të tjera pune.

Pas tri ditësh me diskutime të gjata që kishin mbërritur deri në Shtëpinë e Bardhë, Shtetet e Bashkuara të Amerikës vendosën të kundërviheshin me demonstrim masiv të forcës, shkruan Koha Ditore.

Qindra burra – të mbështetur edhe nga helikopterë, bombardues B52 dhe aeroplanë luftarakë transportues – ishin mobilizuar për ta prerë prapë plepin.

Gjashtë prej atyre burrave që morën pjesë në aksion ia kanë treguar BBC-së historinë e tyre në punën më të rrezikshme që ka njohur ndonjëherë kopshtaria e botës prejse shkruhet historia.

Fshati i armëpushimit

Një kamp i vogël neutral që quhet Zona e Sigurisë së Përbashkët (JSA) shtrihet në kufirin ndërmjet Koresë Jugore dhe asaj Veriore, në zonën e njohur edhe si Zona e Demilitarizuar (DMZ). Të dyja ishin krijuar sipas kushteve të marrëveshjes së armëpushimit të nënshkruar më 1953, me të cilën i ishte dhënë fund Luftës Koreane.

JSA-ja – i njohur edhe si Panmunjom, ose Fshati i Armëpushimit – është vendi ku zhvillohen negociatat ndërmjet palëve. Krejt së fundi, ishte ky vendi ku presidenti amerikan, Donald Trump, shkeli në territorin e Koresë Veriore, duke u bërë lideri i parë amerikan që vizitonte shtetin komunist... (Më gjerësisht lexoni në Koha Ditore)

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme