Gjykata mbështet politikat e Trumpit për emigrantët

Gjykata mbështet politikat e Trumpit për emigrantët

12 September 2019 13:06

Presidenti amerikan, Donald Trump e ka fituar betejën me emigrantët pasi Gjykata Supreme konfirmoi politikën e tij për të bllokuar kërkesat për azil ne kufirin jugor.

Kjo është një çështje që ka ngritur shumë debate ndaj administratës Trump pasi e kufizon ashpër lëvizjen e emigrantëve, kërkesat e te cilëve kane njohur një numër rekord.

Rregulli i ri ndalon kategorikisht azilin për emigrantët që kalojnë kufirin SHBA-Meksikë pa aplikuar për azil, ose nëse i është mohuar azili në një nga vendet që ata përshkojnë para se të arrijnë në Shtetet e Bashkuara. përcjell VizionPlus.

Sfidat ligjore kundër tij vazhdojnë, por vendimi do të thotë që tani mund të zbatohet në të gjithë vendin. Plani do të prekë edhe emigrantët nga Amerika Qendrore që udhëtojnë në veri, shpesh në këmbë, përmes Meksikës.

Administrata Trump zbuloi politikën e re të azilit në korrik por ajo u bllokua pothuajse menjëherë nga vendimi i gjykatës më të ulët të San Franciskos. Frenimi i niveleve të migracionit ka qenë një nga qëllimet kryesore të presidencës së Donald Trump dhe zë një pjesë të madhe të programit të tij edhe për zgjedhjet presidenciale të vitit 2020.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme