Botë

Netanjahu fton rivalin të formojnë bashkë qeverinë izraelite

Netanjahu  fton rivalin të formojnë bashkë qeverinë izraelite

Kryeministri izraelit Benjamin Netanjahu i bëri thirrje të enjten kundërshtarit të tij kryesor Benny Gantz që të formojnë së bashku një qeveri uniteti, në kushtet kur zgjedhjet e përgjithshme nuk nxorën një fitues të qartë.

Nëpërmjet një mesazhi filmik zoti Netanjahu tha se shpresat e tij për krijimin e një qeverie të krahut të djathtë nuk janë të mundshme për shkak të rezultatit në zgjedhje.