Botë

Biden kërkon që Trumpi të publikojë bisedën me presidentin ukrainas

Biden kërkon që Trumpi të publikojë bisedën me presidentin ukrainas

Ish-zëvendëspresidenti amerikan Joe Biden, kandidat demokrat për president në zgjedhjet e ardhshme presidenciale, ka kërkuar nga presidenti Donald Trump që të bëjë publike bisedën me presidentin ukrainas Volodymyr Zelenskiy, pas dyshimeve se Trump kishte kërkuar nga ai hetimin e Biden dhe djalit të tij që kishte biznes në Ukrainë.

Në një komunikatë të lëshuar të premten, Biden tha se Trump duhet që menjëherë të bëjë publik transkriptin e bisedave dhe pastaj populli do ta gjykojë vetë rastin, përcjell rel.