Botë

Në Egjipt kërkohet shkarkimi i presidentit Abdul Fattah al-Sisi

Gaz lotsjellës është gjuajtur për të shpërndarë demonstruesit në Egjipt, në disa nga protestat e para qëkur presidenti Abdul Fattah al-Sisi mori pushtetin në 2014-n.

Qindra egjiptianë mbushën Sheshin Tahrir në Kajro, një vend kyç i Revolucionit Egjiptian të 2011-s. Ata kërkuan dorëheqjen e presidentit Sisi. Protestat janë mbajtur në përgjigje të akuzave për korrupsion kundër qeverisë.