Botë

Populli evropian që i urren rregullat

Populli evropian që i urren rregullat

Kur nazistët filluan t’i vihen pas gjyshit tim hebraik gjatë Luftës së Dytë Botërore, ai e mori një vendim jetësor: iku nga Ukraina në Varshavë, ku askush nuk e njihte dhe ku do ta kishte më të lehtë të zhdukej.

Kur mbërriti në kryeqytetin polak, e para gjë që pa qe një grua tek shiste bukë në Central Station, mu përpara një posteri që e kërcënonte me vdekje këdo që e bënte një punë të tillë, transmeton Koha Ditore shkrimin e BBC.