Botë

Mega aeroporti si yll deti në Pekin hap sot dyert

Mega aeroporti si yll deti në Pekin hap sot dyert

Mega aeroporti Daxing në Pekin është përuruar sot nga presidenti kinez, Xi Jinping.

Aeroporti ndërkombëtar i Daxing kushtoi 11 miliardë dollarë dhe shtrihet në një sipërfaqe 700 mijë metra katrore ose e barabartë me 98 fusha futbolli. Aeroporti ekzistues i Pekinit ishte i dyti në botë, pas atij të Atlantës, por autoritetet vendosën që vendit i duhej dhe një tjetër, për të përballur fluksin në rritje të udhëtarëve.