Botë

Merkel: Ka përfunduar ribashkimi i Gjermanive, por jo i gjermanëve

 

Problemet e Lindjes së Gjermanisë kanë mbërritur në qendrën e politikës gjermane. Kancelarja Merkel tha se ka përfunduar ribashkimi i Gjermanive, por jo i gjermanëve. Auron Dodi për ndërgjegjësimin e ri për Lindjen.

Qytetarët duhet të mbajnë përgjegjësi vetjake për vendimet e tyre. Hedhja e fajit për çdo gjë shtetit, çon në mjerim. Me këto fjalë iu drejtua kancelarja Angela Merkel gjermanëve nga Kieli në veri të Gjermanisë, ku dje u përkujtua 29 vjetori i ribashkimit të Gjermanisë.