Kina refuzon hetimin e Bidenëve

08 October 2019 20:36

Ministria e Jashtme e Kinës ka thënë se nuk ka asnjë synim që të ndërhyjë në çështjet e brendshme të SHBA-së, sa i përket kërkesës së presidenti amerikan që Pekini ta hetojë rivalin e tij politik, Joe Biden.

Presidenti republikan, që mund të përfshihet në një hetim, javën e kaluar publikisht i kërkoi qeverisë kineze të hetojë Joe Bidenin dhe djalin e tij.

Sipas Trumpit, Bidenët duhen hetuar për lidhjen e tyre biznesore në Kinë, transmeton KTV. Trumpi ka thënë se Bideni dhe djali i tij janë të korruptuar, por deri më tani nuk ka ofruar ndonjë dëshmi.

“Kina gjithmonë e ka ndjekur politikën e mosndërhyrjes në punët e brendshme të ndonjë shteti”, thuhet tutje në reagim.

© KOHA

Komentet

Shto koment

Të ngjashme