Sulm me granata dhe automatik në Gjermani, dy persona të vdekur

Dalin pamjet nga sulmi me granata dhe automatik në Gjermani

09 October 2019 13:49
17:48

Janë shfaqur pamjet nga sulmi me granata dhe automatik në qytetin Halle, Gjermani, ku kanë mbetur dy persona të vdekur e disa të tjerë të lënduar.

Sipas “Daily Mail”, policia gjermane ka arritur ta arrestojë njërin nga sulmuesit ndërsa tjetri është ende në arrati, i cili dyshohet se ka ikur në drejtim të Leipzigut, transmeton Koha.net.

Sulmi ka ndodhur në “Yom Kippur”, ditën më të shenjtë të judaizmit, i cili tradicionalisht kalohet duke agjëruar dhe duke bërë lutje.

13:49

Sulm me granata dhe automatik në Gjermani, dy persona të vdekur

Dy persona janë raportuar të vdekur pas një sulmi me automatik dhe granata jashtë një sinagoge në qytetin Halle të Gjermanisë.

Agresori ka qëlluar disa herë me automatik, duke vrarë në grua e duke plagosur shumë të tjerë.

Më pas ka hedhur granatë dore në një varrezë hebrenjsh.

I dyshuari është duke u larguar në drejtim të qytetit të Lapcigut dhe policia është vënë në ndjekje.

Numri i viktimave është ende i paqartë, pasi ngjarja është ende në zhvillim e sipër./tch

Komentet

Shto koment

Të ngjashme