Kurdët të tmerruar nga Turqia, thirrje civilëve: Rrëmbeni armët

Kurdët të tmerruar nga Turqia, thirrje civilëve: Rrëmbeni armët

09 October 2019 14:11

Presidenti i SHBA ka vendosur të tërheqë trupat amerikane nga Siria veriore dhe t’ia dorëzojë këto pozicione Turqisë, por ata që janë rrezikuar janë kurdët, ose më saktë “Njësiti i Mbrojtjes së Popullit”(YPG), aleatë të amerikanëve kundër ISIS-it, të cilët janë shpallur si njësi terroriste nga Erdogani.

Aleatët e SHBA kundër ISIS-it në Siri, tashmë e shohin veten të rrezikuar nga turqit që duket se po përgatitin edhe ofensivën ndaj tyre.

Komandantët e YPG paralajmëruan sot për një katastrofë humanitare nëse “pushtimi turk do të avancojë".

Këtë të mërkurë ata u bënë thirrje civilëve për t’u bashkuar me ushtrinë, nga frika e një sulmi nga Turqia.

Ndërkohë që edhe Rusia duket e befasuar nga kjo lëvizje e SHBA, duke deklaruar se tërheqja e trupave të SHBA nga Siria mund të “ndezë” të gjithë rajonin.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme