Studenti në Bangladesh rrihet për vdekje pasi kritikoi qeverinë Foto: Abrar Fahad / FB

Studenti në Bangladesh rrihet për vdekje pasi kritikoi qeverinë

09 October 2019 22:47

Një student në Bangladesh është vrarë në konviktin e tij të shtunën vetëm pak ditë pasi kishte kritikuar qeverinë e tij online.

Vdekja e tij ka ardhur pasi është rrahur për disa orë radhazi, i kanë thënë BBC-së dëshmitarët.

Kolegët e tij thonë se Abrar Fahad është marrë nga dhoma e tij rreth orës 20:00 dhe është rrahur për së paku katër orë, transmeton Koha.net.

Doktori që ka kryer autopsinë në Fahadin, që ishte 21 vjeç, ka konfirmuar për BBC-në se trupi i tij ka qenë jashtëzakonisht shumë i mavijosur.

Fahad ka studiuar në Universitetin e Bangladeshit për Inxhinieri në Daka.

Disa anëtarë të Lidhjes Chhatra të Bangladeshit (BCL) – krahu i ri i partisë qeverisëse Lidhja Awami – janë ndaluar në lidhje me rastin.

Partia BCL është akuzuar në masë për përdorim të torturës dhe zhvatjes kundër studentëve.

Pamjet e kamerave të sigurisë nga konvikti i Fahadit shfaqin disa burra duke bartur trupin e viktimës. Policia ka ndaluar nëntë burra nga konvikti, përfshirë së paku pesë aktivistë të BCL-së.

Edhe zëvendëskomisioneri i Policisë në Daka, Munstasirul Islam, ka konfirmuar se studenti është rrahur për vdekje.

© KOHA

Komentet

Shto koment

Të ngjashme