Botë

Largimi nga BE mund ta shpërbëjë Mbretërinë e Bashkuar

 

Tashmë që kanë mbetur vetëm tri javë deri në afatin e fundit që Mbretëria e Bashkuar të largohet nga Bashkimi Europian, njerëzit në Ballkan më pyesin vazhdimisht se ç‘do të ndodhë më pas. Përgjigja e sinqertë është se askush këtu nuk ia ka idenë.

Është një përvojë e çuditshme, duke pasur parasysh sigurinë që dikur karakterizonte politikën britanike. Ndërsa ngjarjet dhe personalitetet ndryshuan, rregullat e lojës u kuptuan. Mbretëria e Bashkuar mund të mos ketë një kushtetutë të shkruar, por ne kemi një sistem që ne besonim se ishte ndërtuar mbi besimin dhe një sportivitet të mirë. Nuk është më kështu, komenton gazetari James Ker-Lindsay momentin britanik në dritën e Brexitit.