Betejë e ashpër në Meksikë, arrestohet djali i mbretit të drogës “El Chapo”

18 October 2019 13:25
19:23

Luftime të rënda janë parë në veri të Meksikës pasi forcat e sigurisë arrestuan një nga djemtë e mbretit të burgosur të drogës, Joaquín "El Chapo" Guzman.

Beteja e armatosur u zhvillua për disa orë pasi Ovidio Guzman Lopez u gjet gjatë një patrullimi rutinor.

Pamjet treguan burra të armatosur me armë të rënda duke qëlluar policinë, raporton KTV.

Ndërsa, automjete dhe barrikada të djegura ishin të shpërndara nëpër rrugë.

Guzman u lirua më vonë, për ta shmangur dhunën e mëtejshme, thanë autoritetet.

Një patrullë e Gardës Kombëtare u përball me breshëri plumbash brenda shtëpisë ku po mbahej Guzman, duke i detyruar ata të tërhiqen për sigurinë e tyre.

E presidenti Obrador është takuar me kabinetin e tij të sigurisë për të diskutuar mbi incidentin. Obrador u zgjodh president duke premtuar platformë për t’i goditur kartelet e drogës në Meksikë.

Ai ka urdhëruar një forcë të re të sigurisë, Gardën Kombëtare, të luftojë kundër bandave.

Nën udhëheqjen e El Chapos, karteli Sinaloa ishte furnizuesi më i madh i drogës në SHBA. E me El Chapon tani pas hekurave, karteli thuhet se kontrollohet pjesërisht nga Ovidio Guzman, i cili akuzohet për trafik droge në SHBA.

Ovidio është në të 20-at dhe besohet se ka luajtur rol kryesor në kartelin e drogës, pas arrestimit të babait të tij. Beteja për ta liruar Ovidio Guzmanin nga policia shpërtheu pranë Zyrës së prokurorit të Shtetit, me luftimet që më pas u përhapën në disa pjesë të tjera të qytetit.

13:25

Kush është djali i ‘El Chapos’ për të cilin karteli i drogës ‘dogji’ qytetin

Ovidio Guzman Lopez është arrestuar ditën e sotme nga policia, por vetëm për pak kohë pasi banda e tij e ka liruar menjëherë.

Policia është detyruar që të liroje 28-vjeçari, pasi karteli i drogës i kishte vënë flakën qytetit dhe e kishin shumë të vështirë që të largoheshin pa viktima.

Lexoni edhe: Luftë në Meksikë mes policisë dhe kartelit të drogës, lirohet djali i “El Chapo”

Kush është Ovidio Guzman Lopez?

Ovidio Guzman Lopez është djali i famëkeqit të drogës Joaquin Guzman, i cili njihet si “El Chapo”.

28-vjeçari është një nga katër fëmijët nga martesa e dytë e babait të tij.

Chapo kishte edhe0020dy gra të tjera dhe të paktën gjashtë fëmijë të tjerë, sipas raportimeve.

Ovidio është udhëheqësi i kartelit të fuqishëm Sinaloa. Ai dhe vëllai i tij i madh Ivan morën nën kontroll bandën e drogës pasi babai i tyre u kap dhe u ekstradua në SHBA në 2017.

Djemtë, të cilët njihen në vend si “Los Chapitos”, më parë mendohej se ishin në luftë me një nga themeluesit e organizatës, Ismel “El Mayo” Zambada i cili donte që ata të largoheshin nga organizata.

Sinaloa Cartel është e përfshirë në trafik ndërkombëtar droge, pastrim parash dhe bandë krimi e organizuar, e cila u krijua në fund të viteve 1980./tch

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme