Botë

Ministria e Jashtme greke: Të realizohet perspektiva evropiane e Ballkanit Perëndimor

Foto: Reuters
 

Ministria e Jashtme greke përmes një deklarate për perspektivën e vendeve të Ballkanit Perëndimor në BE, theksoi se Greqia e ka mbështetur prej një kohe të gjatë këtë perspektivë.

“Kjo perspektivë u hap në samitin e BE-së të zhvilluar në Selanik në 2003 dhe të cilën Greqia e mbështeti me të gjitha forcat si rruga për konsolidimin e stabilitetit dhe sigurisë rajonale”, thuhet në deklaratën e Ministrisë së Jashtme greke, të dhënë pas mosarritjes së dakordësisë në Këshillin Evropian në Bruksel në lidhje me hapjen e negociatave të Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut, shkruan ksp.