Botë

Redaksia e lajmeve kineze në Hong Kong sulmohet me molotov nga protestuesit

Hong Kongu është përfshirë në trazira të reja nga të cilat kanë pësuar më së shumti bizneset, bankat dhe institucionet që kanë lidhje me Kinën.

Protestuesit kanë pasur cak çdo organizatë që ka lidhje të afërta me shtetin kinez. Këta protestues nisën sulmin fillimisht ndaj selisë së agjencisë së lajmeve kineze Xinhua në Hong Kong.