Zgjidhet kryeparlamentari i ri britanik, sipas traditës u shty fizikisht drejt ulëses

Zgjidhet kryeparlamentari i ri britanik, sipas traditës u shty fizikisht drejt ulëses

04 November 2019 22:29

Deputeti laburist Sir Linsday Hoyle është zgjedhur udhëheqës i ri i Parlamentit britanik, duke e zëvendësuar John Bercow që dha dorëheqje javën e kaluar.

Sipas një tradite angleze, ai u shty fizikisht drejt ulëses së Spikerit nga deputetët, ku u betua se do të jetë neutral dhe transparent. Sir Hoyle mori 325 vota, transmeton Koha.net.

Kryeministri Boris Johnson tha se ishte i sigurt tha se besonte që Hoyle do të tregojë mirësi dhe arsyeshmëri në rolin e tij të ri.

Emërimin e tij e përshëndeti edhe lideri laburist, Jermey Corbyn.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme