Botë

Para 2 vjetësh u pushua nga puna se ia drejtoi gishtin e mesit Trumpit, tani fitoi zgjedhjet në Virginia

Para 2 vjetësh u pushua nga puna se ia drejtoi gishtin e mesit Trumpit, tani fitoi zgjedhjet në Virginia

Dy vjet më parë Xhuli Birskmen u pushua nga puna pasi i drejtoi gishtin e mesit presidentit amerikan Donald Trump. Më pas ajo iu fut politikës, duke mbërritur tek fitorja surprizë në Virxhinia.

Në vitin 2017 fotografia kur ajo i drejtonte gishtin e mesit presidentit amerikan Trump, u bë menjëherë virale në rrjetet sociale. Për këtë arsye Juli Briskman, nënë beqare e dy fëmijëve u pushua nga puna. Por pavarësisht ajo përsëriti se do e ribënte sërish, ndërsa aktualisht në politikë në radhët e demokratëve, ajo ka fituar në zgjedhjet në Virxhinia dhe shprehet krenare për arritjen e saj. Ajo do të jetë këshilltare në kontenë e Ludon.