Botë

Lufta për lirinë kurrë nuk merr fund

Lufta për lirinë kurrë nuk merr fund

Në të gjithë botën, Rënia e Murit të Berlinit është një nga simbolet e lirisë. Në 30-vjetorin e tij, Gjermania e bashkuar ende vazhdon të luftojë për një identitet të përbashkët, konstaton Ines Pohl

Kush mendonte se me Rënien e Murit të Berlinit dhe të Perdes së Hekurt koha e vijave të vdekjes dhe instalimeve të fortifikuara në kufij kishte mbaruar, gaboi shumë. Përkundrazi: 30 vjet më pas në të gjithë botën po kthehen muret. Jo vetëm në kufijtë midis SHBA-së dhe Meksikës, Izraelit dhe Palestinës, midis dy Koreve - por edhe brenda Bashkimit Evropian po ngrihen me ngut gardhe dhe po rivendosen kontrolle kufitare. Ndaj përkujtimi i asaj dite në Gjermani është edhe më i gëzueshëm e i bukur.