Botë

Gjermania do t’i bëjë presion të shtuar Francës për të hapur negociatat me Shqipërinë e Maqedoninë V.

Foto: Reuters
 

Kancelarja gjermane, Angela Merkel, do t’i bëjë presion Francës për të përshpejtuar procesin e nisjes së negociatave për anëtarësim në Bashkimin Evropian për dy vendet e Ballkanit Perëndimor pasi presidenti francez, Emmanuel Macron, krijoi vështirësi për bllokun që të pranojë anëtarë të rinj.

“Tani ne duhet të flasim me Francën, dhe do ta bëjmë këtë intensivisht, se cilat elemente saktësisht duhen përmirësuar apo ndryshuar në procesin e pranimit”, ka thënë Merkeli para gazetarëve në Zagreb të mërkurën. “Duam një marrëveshje për këtë sa më parë që të jetë e mundur në mënyrë që të jemi të gjendje të avancojmë në rastet konkrete”, raporton “Bloomberg”.