Kandidatët demokratë përkrahin procesin e hetimit që mund të shpjerë në shkarkimin e Trumpit Foto: Reuters

Kandidatët demokratë përkrahin procesin e hetimit që mund të shpjerë në shkarkimin e Trumpit

21 November 2019 08:42

Kandidatët demokratë që po luftojnë për të fituar nominimin e partisë në garën presidenciale, kanë përkrahur procesin e hetimit që mund të shpjerë deri te shkarkimi i presidentit Donald Trump.

Në një debat televiziv, kandidatët si Joe Biden, Elizabeth Warren e Bernie Sanders, deklaruan se tentimet e Trumpit për t’i bërë presion Ukrainës që ta hetojë Bidenin, janë shembull i korrupsionit në administratë, transmeton KTV.

Ata deklaruan se asnjë amerikan nuk duhet të jetë mbi ligjin dhe punën që ka tentuar ta kryejë presidenti, është dashur të jetë për prokurorin e Përgjithshëm. Të mërkurën mbrëma, ambasadori amerikan në BE, pranoi të ketë marrë urdhra direkt nga presidenti për t’i bërë presion Ukrainës.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme