Gjashtë vjet burgim pasi vrau binjaken e saj

Gjashtë vjet burgim pasi vrau binjaken e saj

22 November 2019 10:04

“Vetëm dua ta bëjë të qartë se kurrë s’kam pasur synime ta vrasë motrën time”, ishin fjalët e Amanda Ramirez, kur në gjykatë iu shpallë aktakuza me gjashtë vjet burgim për veprën penale “vrasje e rëndë”.

Ramirez, nga New Jersey, vrau binjaken e saj Anna Ramirez, në muajin qershor pas një përleshjeje që kishin pasur pasi kishin pirë alkool.

Amanda, 27 vjeçare, e pranoi fajin e saj për, siç u tha në gjykatë, vrasjen brutale ndaj motrës së vet, dhe u shpall vajtore për vrasje të shkallës së dytë, transmeton Koha.net.

Image

Anna, motra e Amandës, ishte gjetur e shtrirë në tokë e mbuluar me gjak, mëngjesin e 22 qershorit. Ajo ishte plagosur me thikë në anën e majtë të gjoksit, ndërsa me të mbërritur në spital veçse kishte ndërruar jetë.

Sipas informacioneve të policisë, gjithçka kishte nisur me një grindje të vogël mes tyre, pasi ato kishin pirë alkool bashkë me shoqëri, porse, u kthye në fatalitet.

Nëna e vajzave, Ivelisse Class, kishte thënë se ato kurrë s’kishin pas mosmarrëveshje mes vete madje, ndanin gjithçka bashkë, por vrasjen e ka cilësuar si aksident.

“Ato e donin njëra tjetrën, ishin të pandara”, kishte thënë nëna e binjakeve.

Derisa Amandës iu shqiptua dënimi me gjashtë vjet burgim, tha se “S’dua të justifikohem, por kurrë s’doja t’ia merrja jetën asaj”.

© KOHA

Komentet

Shto koment

Të ngjashme