AFVT: 80 për qind e viktimave të terrorizmit janë myslimanë Foto: Reuters / ilustrim

AFVT: 80 për qind e viktimave të terrorizmit janë myslimanë

22 November 2019 16:25

Raporti i një organizate joqeveritare nga Franca ka bërë të ditur se terrorizmi i së djathtës ekstreme ka shënuar viteve të fundit ngritje prej më se 320 për qind dhe se mbi 80 për qind e viktimave të terrorizmit janë myslimanët.

Pavarësisht mbulimit medial të myslimanëve kryesisht si kryerës të akteve të terrorizmit, studimi i ri ka treguar se myslimanët janë viktimat më të mëdha të sulmeve terrorizmit në botën mbarë, ka raportuar “Al-Jazeera”, transmeton “Koha Ditore”.

Shoqata Franceze e Viktimave të Terrorit (AFVT) ka njoftuar se tetëdhjetë për qind të viktimave janë myslimanë të shteteve të ndryshme. Të dhënat përfaqësojnë shkallën botërore të pasojave të terrorizmit.

Para se të mbahej Kongresi ndërkombëtar për viktimat e terrorizmit në Nicë të Francës, Gullaume Denoix de Saint-Marc, drejtues i AFVT-së, ka thënë: “Myslimanët i vuajnë më së shumti pasojat e sulmeve terroriste”.

“Është me rëndësi që të kujtohet kjo gjë në Evropë, sepse aty mendohet se ata që kryejnë sulme terroriste janë myslimanë dhe se viktimat janë jomyslimanë. Kjo megjithatë nuk është e vërtetë”, thekson ai.

Saint-Marc ka theksuar gjithashtu rëndësinë e punës për parandalimin e radikalizimit të myslimanëve.

© KOHA

Komentet

Shto koment

Të ngjashme