Diplomatja britanike jep dorëheqje shkaku i “gjysmë të vërtetave” rreth Brexitit

Diplomatja britanike jep dorëheqje shkaku i “gjysmë të vërtetave” rreth Brexitit

07 December 2019 08:55

Diplomatja kryesore britanike, e ngarkuar me përgjegjësinë për ta shpjeguar çështjen e Brexitit para Qeverisë, Kongresit dhe publikut në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ka dhënë dorëheqje të premten, duke pretenduar se nuk mund ta durojë më “shitjen e gjysmë të vërtetave në emër të një qeverie, së cilës nuk i besoj”.

Alexandra Hall Hall, këshilltarja për Brexit në Ambasadën britanike në Washington, kishte shprehur zemërim për punën e saj tash e sa kohë, kanë thënë miqtë dhe kolegët e saj, shkruan The Guardian, përcjell Koha Ditore. Ata kanë thënë se ajo ndihej sikur nuk po i jepeshin informata mjaftueshëm të besueshme për ta kryer detyrën e saj, e cila parashihte ofrimin e shpjegimeve rreth largimit të Britanisë së Madhe nga Bashkimi Evropian para publikut amerikan, si dhe të ndihmojë në promovimin e marrëdhënieve të forta Washington-Londër pas Brexitit.

Dorëheqja e saj, e cila i është dorëzuar përfaqësuesit diplomatik, Michael Tatham, dhe ka qarkulluar mes kolegëve të afërt në Ambasadë, ka kapacitetin që ta dëmtojë rëndë integritetin e Qeverisë së kryeministrit britanik, Boris Johnson.

Letra u publikua në CNN dhe vërtetësinë e saj e konfirmuan për “The Guardian” disa burime diplomatike.

Hall Hall e ka vazhduar punën e saj në Ambasadë të premten, por pritet të largohet një javë para Krishtlindjes. Ajo është e martuar me shefin amerikan të Institutit Ndërkombëtar Republikan, Daniel Twining. (Më gjerësisht mund të lexoni sot në Koha Ditore)

© KOHA

Komentet

Shto koment

Të ngjashme