Botë

Britanikët mohojnë përfshirjen ruse në zgjedhjet e dhjetorit

Partia Konservatore e kryeministrit Boris Johnson, ka mohuar të ketë pranuar fonde ruse për fushatën zgjedhore të 12 dhjetorit. Ministri për siguri, Brandon Lewis, ka deklaruar se rusët nuk kanë ndihmuar me fonde për këto zgjedhje britanike.

Në një intervistë për BBC-në, ministri ka thënë se të gjitha të ardhurat e partisë janë të deklaruara në Komisionin Zgjedhor dhe se dhuruesit e parave janë shtetas britanikë, transmeton KTV.