Botë

Gjermania ka nevojë urgjente për fuqi punëtore

Gjermania ka nevojë urgjente për fuqi punëtore

Kur Angela Merkel thërret një "samit" në Zyrën e Kancelarisë, kjo do të thotë se problemi vërtet është i madh. Problemi i mungesës së fuqisë punëtore është në fakt shumë i madh.

Katër vitet e fundit në Gjermani kanë gjetur punë 430.000 refugjatë. Ndër ta janë mbi 40.000 persona që kanë përfunduar kurset profesionale. Por kjo nuk mjafton as për së afërmi. Çdo e dyta sipërmarrje në Gjermani po përballet me mungesën e fuqisë së kualifikuar punëtore, ka konstatuar Dhoma e Industrisë dhe Tregtisë, një shoqatë shumë e madhe ekonomike.