Botë

Bosnja riatdheson luftëtarë, gra dhe fëmijë nga Siria

 

Bosnja ka riatdhesuar dje një grup prej 25 shtetasish nga Siria, shtatë prej të cilëve luftëtarë xhihadistë të dyshuar si pjesëtarë të organizatave terroriste, njoftoi Ministria e Sigurisë.

“Në këtë grup bëjnë pjesë gjithashtu 12 fëmijë dhe gjashtë gra që ndodhen në kampet në Siri”, theksoi ministria në një komunikatë.