22:06

Milanoviqi para Kitaroviqit, shkojnë në balotazh

Zoran Milanoviq nga partia Social Demokrate ka dalë i pari në zgjedhjet presidenciale në Kroaci, duke e lënë prapa Kolinda Grabar-Kitaroviq nga qendra e djathtë.

Kitaroviq ka lënë prapa me diferencë të vogël këngëtarin Miroslav Skoro, i cili si kandidat i pavarur për president arriti të marrë 24.40 për qind të votave.

Milanoviq, që fitoi 29.52 për qind, dhe Kitaroviq që mori 26.72 për qind do të garojnë në balotazh më 5 janar 2020.

Image
21:24

Numërohen 84 për qind e votave, Milanoviqi lë prapa Kitaroviqin në zgjedhjet presidenciale në Kroaci

Kur janë numëruar 84 për qind e votave në zgjedhjet presidenciale në Kroaci, kandidati i socialdemokratëve Zoran Milanoviq vazhdon të prijë me 29.75 për qind të votave, duke lënë prapa kandidaten e qendrës së djathtë, Kolinda Grabar-Kitaroviq me 27.16 për qind, raporton HRT.

Pas tyre renditen: Miroslav Skoro 24.06%, Mislav Kolakusiq 5.88%, Dario Jurican 4.18%, Dalija Oreskoviq 2.88%, Ivan Peernar 2.43%, Katarina Peoviq 1.11%, Dejan Kovaç 0.94%, Anto Djapiq 0.21% dhe Nedjeljko Babiq me 0.16%.

20:37

Kandidati i socialdemokratëve në Kroaci prin në garën për president, Kitaroviq e dyta

Kandidati i partisë Social Demokrate dhe ish-kryeministri, Zoran Milanoviq është duke udhëhequr në zgjedhjet për president të Kroacisë, ka bërë të ditur Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve nga rezultatet preliminare, raporton Reuters.

Pas numërimit të 29 për qind të votave, Milanoviq prin me 32 për qind të votave, duke e lënë prapa kandidaten e qendrës së djathtë, Kolinda Grabar-Kitaroviq e cila ka marrë 28 për qind të votave, transmeton Koha.net.

I treti në këtë garë është kandidati i pavarur dhe këngëtari njohur Miroslav Skoro, i cili ka marrë 21.8 për qind të votave.

Dy nga 11 kandidatët për president do të shkojnë në balotazh, që do ta mbahet më 5 janar 2020.