Botë

ISIS po riforcohet në Irak

ISIS po riforcohet në Irak

Ka indikacione në rritje që grupi i Shtetit Islamik (IS) po riorganizohet në Irak, dy vjet pasi humbi territoret të tij në vend.

Zyrtarët e inteligjencës kurde dhe perëndimorë i kanë thënë BBC-së se prania e IS në Irak është në një ngritje të sofistikuar dhe sulmet e IS janë në rritje, transmeton “Shekulli”. Militantët tani janë më të aftë dhe më të rrezikshëm se al-Kaeda, sipas Lahur Talabany, një zyrtar i lartë kundër-terrorizmit kurd.