Botë

Kryeministri i Irakut: Me vrasjen e Soleimani, u ndez fitili i luftës në rajon

 

Kryeministri irakian, Adil Abdulmahdi deklaroi se me vrasjen e komandantit të njësitit elitar iranian “Kuds”, Qassem Soleimani, është shkelur integriteti i vendit të tij dhe se është ndezur fitili i luftës shkatërrimtare në këtë vend dhe tërë rajonin.

Sipas asaj që raporton Anadolu Agency, Abdulmahdi në deklaratën me shkrim dënoi ashpër sulmin e mbrëmshëm të ushtrisë amerikane në të cilin u vra Soleimani, duke nënvizuar se ai ka qenë simbol i fitores mbi ISIS-in.