Botë

Ministri i brendshëm maqedon, nominohet për kryeministër të Qeverisë teknike

Ministri i brendshëm maqedon, nominohet për kryeministër të Qeverisë teknike

Kryetari i Republikës së Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski ka mandatuar ministrin e brendshëm, njëherësh nënkryetar i SDSM-së, Oliver Spasovski për krijimin e Qeverisë teknike. Kjo qeveri do të jetë në funksion deri më 12 prill, datë në të cilën do të mbahen zgjedhjet parlamentare

“Mbi bazën e qëndrimit të shumicës së subjekteve që e përbëjnë shumicën në Kuvend, për kryeministër të Qeverisë së përkohshme e emëroj Oliver Spasovskin”, ka kumtuar Pendarovski.