Pritet reagimi i Iranit për vrasjen e gjeneralit Soleimani
Irani me shumë gjasë do të hakmerret për vrasjen e gjeneralit Qassem Soleimani, por një luftë me Shtetet e Bashkuara nuk do të ndodhë. Eksperti Hoshang Amirahmadi, studiues i Këshillit Amerikano-Iranian, ka thënë se tani priten veprime tw Iranit, por sipas tij, ky shtet nuk dëshiron luftë me SHBA-në.
“Besoj se diçka do të ndodhë mes SHBA-së dhe Iranit dhe se Irani do të organizojë aksione fizike kundër SHBA-së, por nuk e di se si dhe kur. Natyrisht se nuk besoj që Irani dëshiron luftë, kjo është e sigurt”, ka thënë eksperti iranian, transmeton KTV.
Sekretari amerikan i Shtetit, Mike Pompeo, në një intervistë, ka arsyetuar vrasjen e gjeneralit Soleimani, duke thënë se ka qenë i përfshirë në disa aktivitete që kërcënonin jetët amerikane.
Eksperti Amirahmadi, beson se SHBA-ja do ta dëmtonte veten po të përfshihej në aksione tjera të ngjashme si ajo e eliminimit të Soleimanit. Ai ka deklaruar se vrasja e tij nuk i ka shtuar prestigjin Trumpit, por është humbje e një loje në të cilën ishte futur SHBA-ja.