Botë

Izraeli me laser kundër raketave

 

Izraeli ka punuar për mbi 10 vjet në teknologjinë e fuqishme me laser. Ministria e Mbrojtjes e Izraelit bëri të ditur se ka bërë një përparim teknologjik në zhvillimin e laserëve për t`i dalë në ballë një sërë kërcënimesh ajrore, duke përfshirë raketat ajrore dhe ato të drejtuara kundër tankeve, shkruan Izraelisot.com, transmeton Koha.net.

”Armiqtë e Izraelit do ta kishin më mirë të mos e provonin vendosmërinë tonë, ose aftësitë tona.”, tha Ministri i Mbrojtjes Naftali Bennett.