Botë

Teksasi nuk do të pranojë më refugjatë, thotë Abbott

 

Guvernatori republikan i Teksasit, Greg Abbott, ka thënë se ky shtet amerikan nuk do të pranojë refugjatë të rinj, në kuadër të programit qeveritar për rivendosje.

Vendimi do të thotë që Teksasi do të bëhet shteti i parë që vepron kështu. Vitin e kaluar, presidenti amerikan, Donald Trump, nënshkroi një urdhër ekzekutiv duke lejuar shtetet të hiqnin dorë nga programi, transmeton KTV.