Siemens u reziston protestave kundër projektit me thëngjill në Australi

Siemens u reziston protestave kundër projektit me thëngjill në Australi

13 January 2020 15:47

Kompania gjermane, Siemens ka thënë se pavarësisht protestave nga aktivistët për klimën, do të ndihmojë në zhvillimin e një miniere të madhe të thëngjillit në Australi.

Miniera e hapur në Kuinsllend, që është në pronësi të grupit indian, Adani, pritet të funksionalizohet vitin e ardhshëm.

Shefi i kompanisë, Siemens, Joe Kaeser ka thënë se “ne është dashur të jemi më të vëmendshëm për këtë projekt”, mirëpo “neve na duhet një furnizues që qëndron mbrapa përkushtimeve të bëra”, transmeton Rel.

Aktivistët e lëvizjes Rebelimi në Zhdukje kanë protestuar jashtë selisë së kompanisë Siemens në Mynih.

Ambientalistët në Australi kanë protestuar edhe kundër projektit të minierës, Carmichael, i cili është konsideruar i dëmshëm për ngrohjen klimatike për shkak të djegies së karburaneteve.

Australia njihet si eksportuesi i dytë më i madh i thëngjillit për ngrohje, pas Indonezisë.

Mbështetësit e projektit Carmichael kanë thënë se ai do të krijojë vende shumë të nevojshme të punës në Kuinslland.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme