Mbi 110 të vdekur nga stuhitë dhe ortekët në Pakistan dhe Afganistan

Mbi 110 të vdekur nga stuhitë dhe ortekët në Pakistan dhe Afganistan

14 January 2020 13:29

Kabul, 14 janar – Reshjet e dëborës, shirat dhe përmbytjet kanë shkaktuar më shumë se 110 të vdekur në Pakistan dhe Afganistan këto dy javët e fundit, bënë të ditur zyrtarët e dy vendeve.

“Të paktën 75 persona kanë humbur jetën dhe dhjetëra të tjerë janë plagosur në Pakistan, ndërkohë që 39 kanë humbur jetën dhe 60 janë plagosur në Afganistan”, sipas zyrtarëve transmeton atsh raportimet e AFP-së.

Sipas parashikimeve meteorologjike moti do të përkeqësohet në ditët e ardhshme.

“Kashmiri pakistanez ka qenë rajoni më i prekur me 55 të vdekur këto ditët e fundit”, sipas një komunikate nga autoriteti kombëtar i menaxhimit të katastrofave (NDMA).

“Të paktën 19 persona kanë humbur jetën dhe 10 rezultojnë të zhdukur në luginën e Neelumit, ku reshje të dendura dëbore kanë shkaktuar një ortek”, sipas kësaj agjencie.

“Pjesa më e madhe e viktimave ishin gra dhe fëmijë”, deklaroi Mohammad Younus, një zyrtar i autoritetit provincial për menaxhimin e katastrofave.

Në provincën Herat, shtatë anëtarë të një familjeje kanë humbur jetën pas rrëzimit të çatisë së shtëpisë së tyre” theksoi ai.

“Më shumë se 300 shtëpi janë shkatërruar në provincat perëndimore dhe lindore të vendit”, shtoi Azimi.

Disa rrugë kryesore janë bllokuar për shkak të dëborës/AFP.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme