Qeveria britanike kundërshton thirrjet e Skocisë për pavarësi

Qeveria britanike kundërshton thirrjet e Skocisë për pavarësi

14 January 2020 13:30

Londër, 14 janar - Kryeministri britanik Boris Johnson hodhi poshtë kërkesat për një referendum të ri për pavarësinë e Skocisë, duke thënë se “ngecja politike që Skocia ka parë gjatë dekadës së kaluar, do të vazhdojë”.

Johnson dërgoi vendimin e qeverisë britanike në një letër drejtuar kryeministrit skocez Nicola Sturgeon. Ai tha se dëshironte të zhvillonte një referendum brenda këtij viti.

Në zgjedhjet e parakohshme të dhjetorit, partia Kombëtare Skoceze (SNP) e kryeministrit Sturgeon fitoi 48 nga 59 vendet skoceze në parlamentin britanik.

Në dallim nga konservatorët e Johnson, SNP kundërshtoi largimin nga Bashkimi Europian dhe ‘’bëri betejë’’ gjatë fushatës elektorale për çështjet e një referendumi të ri dhe kundërshtim të Brexit/DPA.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme