Presidenti Iranian: Ushtria duhet ta shpjegojë rrëzimin e avionit
Presidenti i Iranit, Hassan Rouhani ka thënë se ushtria e shtetit duhet të tregojë më shumë mbi atë se si e rrëzuan gabimisht aeroplanin gjatë javës së kaluar.
Ministri i Punëve të Jashtme, Mohammad Javad Zarif ka thënë se edhe Iranianët “janë gënjyer”, transmeton Koha.net.
Ai ka insistuar se ai dhe presidenti nuk e kanë ditur për këtë.
Garda Revolucionare e Iranit kanë mbytur 176 persona kur ata “pa dashje” kanë rrëzuar aeroplanin Ukrainas të pasagjerëve, pas eskalimit të tensioneve me SHBA-në.
Duke folur për televizionin shtetërorë, Presidenti Rouhani ka thirrur ushtrinë që të bëjnë hapa tjerë për të hetuar rreth rrëzimit të avionit.
“Gjëja e parë është informimi i popullatës në mënyrë të sinqertë. Pikëllimi i njerëzve do të lehtësohej nëse ata do ta dinin se ne ndihemi fajtor për atë që ndodhi dhe të flasim me te ta në mënyrë të sinqertë”, ka thënë ai, raporton BBC.
Ai u ka bërë thirrje ushtrisë “që të shpjegojnë njerëzve se çfarë hapa e sa takime janë mbajtur që prej momentin që ka ndodhur tragjedia”.
Ministri i Punëve të Jashtme ka thënë gjatë një interviste për televizionin shtetërorë se “unë dhe presidenti nuk e kemi ditur [çfarë e ka rrëzuar aeroplanin] dhe se, menjëherë pasi e mësuam, ne treguam për këtë”.