Botë

Zbulohet se Epstein abuzoi me vajza 12-vjeçare

Kryeprokurori i Virgin Islands ka thënë se financieri Jeffrey Epstein ka abuzuar seksualisht edhe me vajza 12-vjeçare, në ishujt e tij privatë.

Epstein, vdiq në burg në gusht të 2019-s, ndërsa ishte në pritje të gjykimit për akuzat që datojnë nga viti 2005, transmeton KTV. Financieri i njohur dyshohet se ka trafikuar vajza deri në vitin 2018.