“Lufthansa”, anulon fluturimet për në Teheran deri më 28 mars

“Lufthansa”, anulon fluturimet për në Teheran deri më 28 mars

17 January 2020 20:19

Aviokompania gjermane “Lufthansa”, ka bërë të ditur se ka anuluar fluturimet drejt Teheranit deri më 28 mars, pas rrëzimit të avionit ukrainas më 8 janar pranë kryeqytetit iranian, transmeton Koha.net, lajmin nga ATSH-ja.

“Për shkak të situatës ende të pasigurt të sigurisë rreth aeroportit të Teheranit dhe për hapësirën ajrore iraniane, kompanitë e grupit “Lufthansa” anulojnë fluturimet e tyre me destinacion dhe me nisje nga Teherani deri në 28 Mars 2020″, theksoi kompania gjermane në një komunikatë.

“Avionët e këtij grupit do të vazhdojnë gjithashtu të mos kryejnë fluturime në Iran”, theksoi “Lufthansa”, ndërkohë që Agjencia Evropiane e Sigurisë ajrore ka rekomanduar më 11 janar për kompanitë ajrore evropiane të shmangin hapësirën ajrore të vendit deri në një urdhër të ri.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme