Botë

Irani do t’ia dërgojë Ukrainës kutitë e zeza të aeroplanit të rrëzuar

Irani do t’ia dërgojë Ukrainës kutitë e zeza të aeroplanit të rrëzuar
 

Teherani pritet t'i dërgojë në Ukrainë kuti e zeza të aeroplanit të pasagjerëve që u godit aksidentalisht nga ushtria iraniane këtë muaj. Njoftimi u bë nga agjencia iraniane e lajmeve “Tasnim” të shtunën. Autoritetet iraniane janë gjithashtu të përgatitur që ekspertë nga Franca, Kanadaja e Shtetet e Bashkuara të ekzaminojnë të dhënat nga kutitë, njoftoi e njëjta agjenci.

Incidenti i 8 janarit shkaktoi vdekjen e të 176 personave që ndodheshin në avion.