Shkarkohen menaxherët e emergjencës në Puerto Riko, nuk shpërndanë ndihmat për stuhitë Foto: CNN

Shkarkohen menaxherët e emergjencës në Puerto Riko, nuk shpërndanë ndihmat për stuhitë

19 January 2020 18:14

Menaxherët e shërbimeve të emergjencës në Puerto Riko janë shkarkuar pasi në një depo janë gjetur ndihma që datonin që prej vitit 2017 kur ky shtet u godit nga uragani Maria.

Që prej vitit 2017, Puerto Riko është goditur nga një seri e uraganeve dhe tërmeteve.

Ky shtet është ndihmuar nga shumë shtete, por është marrë vesh që këto ndihma nuk janë shpërndarë dhe nuk janë regjistruar, transmeton KTV.

Nga uragani kanë humbur jetën rreth 3 mijë persona dhe pati dëme deri në 100 miliardë dollarë.

Në muajin janar, Puerto Riko u godit nga tërmeti më i fuqishëm i 100 vjetëve të fundit.

© KOHA

Komentet

Shto koment

Të ngjashme