Irakianët bllokojnë rrugët e Bagdadit Foto: Reuters

Irakianët bllokojnë rrugët e Bagdadit

19 January 2020 18:39

Irakianët përsëri kanë dalë në rrugë për të vazhduar protestat kundër qeverisë.

Që prej 1 tetorit të vitit 2019, mijëra irakianë përmes protestave kanë bërë thirrje për ndërrim të pushtetit, të cilin e akuzojnë për korrupsion dhe krizën ekonomike, transmeton KTV.

Më shumë se 450 persona janë vrarë që nga fillimi i protestave. Të premten, forcat e sigurisë vranë një person dhe plagosën 25 të tjerë.

Protestuesit përkundër sulmeve ndaj tyre, kanë deklaruar se nuk do të tërhiqen nga kërkesat për ndërtim të elitës politike.

© KOHA

Komentet

Shto koment

Të ngjashme