NYT-i përkrah dy kandidatet demokrate për garën presidenciale në SHBA

20 January 2020 19:58

Gazeta prestigjioze “The New York Times” ka deklaruar përkrahjen për dy gratë demokrate që po luftojnë për nominimin në garën presidenciale.

Gazeta njujorkeze deri më tani merrte vendimin prapa dyerve të mbyllura, por sivjet përmes një episodi në “The Weekly” ka sqaruar tërë procesin që çoi deri te përcaktimi i përkrahjes nga ana e bordit redaktorial.

Gazeta ka deklaruar përkrahjen për dy senatoret, Elizabeth Warren dhe Amy Klobuchar. Në arsyetimin e gazetës thuhej se “të dyja janë modele realiste dhe nëse është koha për ide të reja, ajo është tani”.

Gazeta tha gjithashtu se nëse SHBA-ja kërkon stabilitet, është koha tani për të vendosur mes dy kandidateve demokrate, të cilat janë më efektivet”. Gazeta ka përkrahur kandidatët presidencialë që prej vitit 1860.

Në vitin 2016, bordi i gazetës përkrahu Hillary Clintonin. E në garë për të fituar nominimin nga partia demokrate janë gjashtë kandidatë, përfshirë politikanët veteranë si Joe Biden dhe Bernie Sanders.

© KOHA

Komentet

Shto koment

Të ngjashme