Tri raketa bien në Zonën e Gjelbër të Baghdadit, dy prej tyre afër Ambasadës Amerikane Ambasada Amerikane në Bagdad, Zona e Gjelbër. Foto: Reuters / ilustrim

Tri raketa bien në Zonën e Gjelbër të Baghdadit, dy prej tyre afër Ambasadës Amerikane

20 January 2020 23:36

Tri raketa Katyusha ranë të martën (ora lokale) brenda Zonës së Gjelbër të Bagdadit ku janë të vendosura ndërtesat qeveritare dhe misionet e huaja, kanë thënë për Reutersin burime policore irakiane.

Tri raketat janë hedhur nga rajoni Zafaraniyah jashtë Bagdadit, kanë thënë burimet, duke shtuar se dy prej tyre kanë rënë afër Ambasadës Amerikane, transmeton Koha.net.

Edhe në fillim të muajit, Zona e Gjelbër e Bagdadit u godit nga dy raketa, por nuk pati raportime për të lënduar.

© KOHA

Komentet

Shto koment

Të ngjashme