“Nënat e Srebrenicës”, padisin shtetin holandez në Gjykatën e Strasburgut

“Nënat e Srebrenicës”, padisin shtetin holandez në Gjykatën e Strasburgut

21 January 2020 13:30

Shoqata “Nënat e Srebrenicës”, sot ka dorëzuar padi kundër shtetit holandez në Gjykatën Evropiane për të drejtat e njeriut në Strasburg.

Kjo shoqatë prej disa vjetësh angazhohet për përgjegjësinë e shtetit holandez në Masakrën e Srebrenicës më 1995, shkruan Portalb, transmeton Koha.net.

Procedura gjyqësore është dorëzuar në emër të “Nënave të Srebrenicës” nga dy avokatë Marko Geritsen dhe Simon van der Sluis, të cilët deklaruan se “Holanda nuk ka ndërmarrë masa të mjaftueshme për mbrojtje”, të popullatës në Srebrenicë.

Më 11 korrik të vitit 1995, paqësorët holandezë e braktisën enklavën e Srebrenicës me mijëra refugjatë. Pastaj forcat e serbëve boshnjak kryen maskër duke vrarë 8.372 njerëz.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme