Kuvendi i Maqedonisë së Veriut shpërndahet më 3 shkurt, thirrje për zgjedhje fer

Kuvendi i Maqedonisë së Veriut shpërndahet më 3 shkurt, thirrje për zgjedhje fer

21 January 2020 15:03

Kuvendi i Maqedonisë së Veriut pritet të shpërndahet më 3 shkurt. Kjo, siç raporton INA, u bë e ditur sot në takimin mes kreut të KSHZ-së dhe zv/kryeministrit për Eurointegrime, Bujar Osmani.

Kryetari i KSHZ-së, Oliver Derkovski pohoi se secili prej pjesëmarrësve ta marrë përgjegjësinë e vet për organizimin e zgjedhjeve dhe qytetarët lirshëm ta shprehin vullnetin e tyre dhe të dalin në votim. Ndërsa zv/kryeministri Osmani shtoi se në mbledhjen e sotme të Qeverisë do të informojë për nevojën e sjelljes së ndryshimit të Kodit Zgjedhor, që janë në draft – version dhe se akoma janë në procedurë parlamentare. Sipas tij, seanca e fundit parlamentare do të caktohet më 3 shkurt. Ai ua rikujtoi të gjithë pjesëmarrësve rëndësinë e organizimit të zgjedhjeve demokratike, korrekte. Osmani theksoi se përgjegjësia e të gjithëve është shumë e madhe dhe duhet pjekur.

“Gjithmonë kur vijë në takim në KSHZ them se kësaj here duhet të ketë zgjedhje korrekte dhe demokratike, por kësaj here vërtet duhet të jetë kështu”, deklaroi Osmani duke potencuar se më 26 mars, në ditën e katërt të fushatës, është takimi i Këshillit Evropian, ndërsa pastaj vijojnë edhe takime të tjera lidhur me eurointegrimet.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme