Botë

​Në Kinë izolohen 56 milionë qytetarë nga koronavirusi

​Në Kinë izolohen 56 milionë qytetarë nga koronavirusi

Kina njoftoi sot zgjerimin e kordonit sanitar të vendosur për të parandaluar përhapjen e virusit të ri të shfaqur në Wuhan, ku janë izoluar 56 milionë persona.

Edhe pesë qytete të tjera në provincën e Hubeit i janë shtuar 13 qyteteve që ishin përfshirë në këtë sistem, që përfshin veçanërisht ndalimin e transportit publik me destinacionin në këto vende, transmeton ATSH.