Kryeministri i Sllovenisë, Sharec, njofton dorëheqjen

Kryeministri i Sllovenisë, Sharec, njofton dorëheqjen

28 January 2020 10:51

Kryeministri i Sllovenisë, Marjan Sharec, njoftoi dorëheqjen nga pozita, bëjnë të ditur mediat sllovene. .

Sharec propozi që vendi të shkojë në zgjedhje të parakohshme.

Sipas mediave sllovene, Sharec ka thënë në një deklaratë se nuk mund të realizojë atë që u ka premtuar njerëzve me qeverinë aktuale, duke shtuar se ai mund ta bëjë këtë pas zgjedhjeve.

Sipas raportimeve, ky hap i kryeministrit slloven erdhi pasi largimin e tij nga qeveria të premten e njoftoi ministri i Financave, Andrej Bertoncelj.

Sharec pritet të paraqesë dorëheqjen në Asamblenë Kombëtare të Sllovenisë.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme